Premtimi nga Rama: Ndërtojmë rrugën Berat-Skrapar, shtohet vlera e tokave dhe pasurive
Kreu i PS-së, kryeministri Edi Rama deklaroi sot se në mandatin e katërt për Skraparin qeveria do të bëjë, ku premtoi edhe rrugën Berat-Skrapar. Në fjalën e tij në takimin elektoral me qytetarët e Skraparit, Rama tha se ky nuk është premtim është pjesë e programit. ”E di që ka kaluar kohë, por shpresoj dhe besoj në mirëkuptimin tuaj që u desh ca durim nga ana juaj, por ama me mandatin e katërt ka ardhur edhe koha e rrugës Berat-Skrapar, e cila ne synojmë ta bëjë lidhjen që sot është e vështirë”,-tha Rama.
Kreu i qeverisë u ndal edhe tek zhvillimi i turizmit në Skrapar. ”Jam i bindur që me të gjitha zhvillimet e turizmit dhe me gjithë potencial që ka Skrapari që me fillimin e punës për rrugën e re menjëherë do të shtohen vlerat e tokave e pasurive këtu dhe menjëherë dhe shumë nga ata që kanë ikur, por janë shumë të lidhur”, tha Rama duke shtuar se skraparllinjtë lidhjen me rrënjët këtu e kanë shumë të fortë.
”Paketa e maleve që e ne kemi miratuar në Parlament, një program i ri për mbështetjen e fshatit e atyre që duan të investojnë në shtëpinë e të parëve në tokat e të parëve është një program që i shkon më së miri kësaj zone. Prandaj me ndihmën e Ervin Demos, që tanimë do ta keni edhe deputetin tuaj në Parlament, me ndihmën e kryetarit të bashkisë Adritatik Mema, ne do të organizohemi që të bëjmë të mundur që ata të cilët duan të përfshihen në këtë program të kenë mundësi të informohen e të përfshihen”, tha Rama.
KOHA JONË SONDAZH

