Presidenca bëhet blu, Meta: Mision dhe detyrim, mbrojtja e të drejtave të fëmijëve (VIDEO)
Presidenca është solidarizuar me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve, ku mbrëmjen e kësaj të premte është ngjyrosur me të njëjtën ngjyrë si një simbol i fushatës globale ”Ta ngjyrosim botën blu”. Presidenti Ilir Meta, thotë se është mision dhe detyrim që të garatohet mbrojtja dhe respektimi i të drejtave të njeriut. Kreu i shtetit, ndër të tjera pohon se e ardhmja europiane e Shqipërisë varet shumë nga cilësia e fëmijërisë së tyre.
Postimi i plotë i Presidentit Meta
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve, Institucioni i Presidentit, solidarizohet sot në mbështetje të fushatës globale “Ta ngjyrosim botën blu”.
Është mision dhe detyrim për të gjithë ne të garantojmë mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të fëmijëve, për t’u krijuar çdo mundësi, që të rriten të shëndetshëm e të sigurtë dhe të realizojnë ëndrrat e tyre shumëngjyrëshe në Atdheun e përbashkët.
E ardhmja europiane e Shqipërisë varet shumë nga cilësia e fëmijërisë së tyre.