Presidenca dorëzon padinë në orën 14:30 ndaj kryetarit të KED
Në orën 14:30 dorëzohet nga presidenca padia penale ndaj Ardian Dvoranit, kryetarit të KED për shkelje të ligjit dhe Kushtetutës. Dvorani u akuzua nga Kryetari i Shtetit për veprime mafioze në shkelje të ligjit për të uzurpuar gjykatën kushtetuese.
Nëse gjëndet fajtor Dvorani rrezikon nga 3 deri në 7 vite burg.
Siç njoftohet institucioni presidencës dorëzon në prokurori kallzimin penal ndaj kryetarit të KED por edhe një padi tjetër ndaj KED është bërë sot nga Avokati i Popullit në gjykatën administrative.
KOHA JONË SONDAZH

