Presidenca publikon emrat, 10 kandidatët për në Gjykatën Kushtetuese

Institucioni i Presidentit të Republikës ka publikuar emrat e juristëve që kanë shprehur interes për tu zgjedhur anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, për shkak të përfundimit përpara kohe të mandatit të ish-gjyqtarit

Njoftimi i Presidencës:

Pas përfundimit të afatit të aplikimit për vendin vakant gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, “Vakancë e parakohshme”, e krijuar për shkak të përfundimit përpara kohe të mandatit të ish-gjyqtarit, zotit Besnik Muçi, procedurë kjo e rishpallur me Dekretin nr. 11364, datë 22.11.2019, të Presidentit të Republikës, rezulton se kanë aplikuar shtetasit e mëposhtëm:

Swiss Digital Desktop Reklama
  1. Zoti Altin Binaj
  2. Zoti Artan Spahiu
  3. Zoti Dedë Kasneci
  4. Zoti Eugen Papandile
  5. Zoti Gentian Mete
  6. Zoti Sergjio Mazreku
  7. Zoti Sinan Tafaj
  8. Zonja Sonila Bejtja
  9. Zoti Shaqir Hasanaj
  10. Zonja Zhaklina Peto

Lista me aplikantët e mësipërm, së bashku me dokumentacionin e dorëzuar do të përcillen menjëherë pranë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për verifikim dhe vlerësim sipas ligji.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?