FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti Begaj dhe ministri Balla vizitë në shtëpinë e të moshuarve në Fier

Ministri i Brendshëm Taulant Balla së bashku me Presidentin e Republikës Bajram Begaj ishin për vizitë në Shtëpinë e të Moshuarve në Fier, ku uruan festat e fundvitit dhe drekuan së bashku me të moshuarit.

Ministri Balla u shpreh se është një kujtim i bukur, që kreu i shtetit zgjodhi të shkojë në Fier, si dhe falënderoi stafin e Qendrës për shërbimet e ofruara, për të moshuarit.

“Tryeza që na mblodhi Presidenti sot, na ka bërë bashkë, mazhorancë, opozitë, pushtet vendor dhe në fakt ky është roli i Presidentit, që edhe pse kemi ndasi ky institucion na bën bashkë”, pohoi ministri Balla.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti Begaj në fjalën e tij tha se festat ndahen me njerëzit dhe duke qenë bashkë, shprehen dëshirat për një vit të ri më të mirë e të begatë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?