Presidenti Begaj në Ohër: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të bashkuara drejt integrimit dhe projekteve për qytetarët

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvilloi një vizitë zyrtare njëditore në qytetin e Ohrit, me ftesë të Presidentes së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Presidenti Begaj bëri të ditur se gjatë takimit u diskutua për forcimin e bashkëpunimit dypalësh, zhvillimet rajonale si dhe procesin e integrimit europian të dy vendeve.

“Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut ndajnë vullnetin për të bashkëpunuar në projekte me vlerë për qytetarët tanë,” u shpreh kreu i shtetit shqiptar, duke theksuar rëndësinë e faktorit shqiptar në Maqedoninë e Veriut si një urë lidhëse dhe garanci për përparimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mund të jetë një imazh i 5 persona dhe teksti që thotë "ICON sport"

Swiss Digital Mobile Reklama

Presidenti Begaj theksoi gjithashtu rëndësinë e zhvillimit të projekteve të përbashkëta jo vetëm në fushën ekonomike dhe infrastrukturore, por edhe në aspektet kulturore dhe sociale.

“Me forca të përbashkëta drejt progresit!”, përfundon mesazhin e tij Presidenti Begaj, duke nënvizuar angazhimin për një të ardhme më të mirë për të dy popujt.

Mund të jetë një imazh i 7 persona dhe teksti

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?