Presidenti Begaj në “Sofrën e Elbasanit”: Një festë që i afron njerëzit (FOTO)

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, mori pjesë mbrëmë në “Sofrën e Elbasanit”, një festë tradicionale e këtij qyteti, që organizohet nga bashkia çdo fillim pranvere.

Begaj përshëndeti mikpritësit elbasanas për mbajtjen gjallë të traditës së shtrimit të kësaj tryeze, si dhe uroi ardhjen e një stine të begatë për çdo familje shqiptare. Kreu i Shtetit u shpreh se me ruajtjen e traditës së lashtë të Sofrës së “Ditës së Verës” Elbasani përcjell vlerat e bujarisë dhe dashamirësisë.

“Kjo është një festë që i afron njerëzit dhe ndihem i nderuar të jem sot në këtë sofër pranvere që na bën bashkë e të jemi falënderues për të gjitha begatitë që gëzojmë. Uroj ta ruajmë e ta trashëgojmë traditën e mikpritjes së shqiptarit”, – u shpreh Begaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidentin e priten kryebashkiaku i Elbasanit Gledjan Llatja dhe deputeti karizmatik Damian Gjiknuri.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?