Presidenti Begaj përkujton sulmet e 11 shtatorit: Kërcënimi i terrorizmit nuk është zhdukur!
Presidenti Bajram Begaj ka reaguar lidhur me 23-vjetorin e sulmeve terroriste në SHBA.
“Sot, kujtojmë ngjarjet tragjike të 11 Shtatorit, 2001.
Njëzet e tre vjet më parë, bota u trondit nga sulmet e paimagjinueshme që morën jetën e mijëra njerëzve të pafajshëm në SHBA.
Në këtë ditë, nderojmë viktimat por edhe forcën e qëndrueshmërinë e popullit amerikan.
Kjo ditë shërben gjithashtu si kujtesë për luftën e vazhdueshme kundër terrorizmit.
Kërcënimi i terrorizmit nuk është zhdukur; ai nuk njeh ngjyrë apo ideologji.
Nuk duhet të harrojmë kurrë këtë!”, shkruan Begaj në reagimin e tij.