Presidenti Begaj: Përulemi para guximit dhe sakrificës së Dëshmorëve të Kombit

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, kreu sot homazhe në varrezat e Dëshmorëve të Kombit dhe vendosi një kurorë me lule pranë Monumentit “Nënë Shqipëri”.
Kreu i Shtetit nderoi veprën e tyre sublime për atdheun, ndërsa përcolli një mesazh të veçantë për të rinjtë.

“Më 5 Maj, Ditën e Dëshmorëve, përulemi para guximit dhe sakrificës së atyre që dhanë gjithçka për çlirimin e Shqipërisë. Vlerat e tyre, trimëria dhe përkushtimi ndaj lirisë janë trashëgimi e shenjtë. Ne e kemi për detyrë t’i përcjellim brezit të ri këtë flakë atdhedashurie, duke nderuar përjetësisht kujtimin e tyre”, u shpreh Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, në profilin e tij zyrtar në facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?