Presidenti Begaj takohet me Presidentin Tokayev: Do hapet Ambasada e Kazakistanit në Shqipëri

Presidenti Bajram Begaj i shoqëruar nga Zonja e Parë Armanda Begaj, u prit sot në një vizitë shtetërore në Kazakistan, nga Presidenti i Republikës së Kazakistanit, Kassym-Jomart Tokayev.

Kjo vizitë, shënon vizitën e parë të një presidenti nga Shqipëria në Kazakistan, dhe vjen në një kohë kur mbushen 30 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes 2 vendeve. Pas ceremonisë shtetërore të pritjes, të dy presidentët zhvilluan një takim kokë më kokë, që u pasua dhe nga një takim midis dy delegacioneve.

Në një prononcim për mediat, duke vlerësuar marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve, Presidenti Begaj u shpreh se: Një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe bashkëpunimit ekonomik, shkëmbimeve tregtare, gjetjen e mundësive të bashkëpunimit midis dy vendeve në fusha me interes reciprok, siç mund të jenë energjia, infrastruktura, bujqësia apo nxjerrja dhe përpunimi i mineraleve.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?