Presidenti Begaj uron kryebashkiaken e parë shqiptare në SHBA

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj uroi për fitoren kryebashkiaken e parë shqiptare në SHBA, Violetta Berishën.

Presidenti Begaj e cilëson suksesin e saj “si një model frymezimi dhe krenarie.”

“Urime Violetta Berisha për betimin si Kryetare e Bashkisë së Fairvieë, New Jersey.

Ky është një moment historik jo vetëm për të, por edhe për komunitetin shqiptar në SHBA.

Suksesi i saj si gruaja e parë shqiptare që merr një detyrë të tillë është një model frymëzimi dhe krenarie”-shkruan Begaj në rrjetet sociale.

SHKARKO APP