Presidenti Begaj uron SHBA-në për Ditën e Pavarësisë: Shqipëria, mirënjohëse për miqësinë dhe partneritetin strategjik

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka përcjellë sot një mesazh urimi me rastin e 4 korrikut, Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që këtë vit shënon 249-vjetorin e shpalljes së saj.

“Gëzuar 4 korrikun! Në këtë ditë feste për miqtë dhe aleatët tanë amerikanë, Shqipëria shpreh mirënjohjen më të thellë për miqësinë e qëndrueshme dhe partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Qëndrojmë të bashkuar në përkushtimin tonë të përbashkët ndaj vlerave demokratike, paqes dhe sigurisë globale, duke shpresuar në forcimin e mëtejshëm të lidhjeve mes dy kombeve tona të mrekullueshme”, shkruan Presidenti Begaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?