Presidenti Begaj zbardh takimin me Blinken: Vizita një mesazh i fortë në mbështetje të shqiptarëve
Presidenti Bajram Begaj teksa ka publikuar foto nga takimi me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, thekson se vizita është një mesazh i fortë në mbështetje të shqiptarëve. ”Kjo vizitë është një mesazh i fortë në mbështetje të shqiptarëve, politikës tonë jashtme dhe të ardhmes së Shqipërisë në rrugën drejt integrimit në BE”,-shkruan kreu i shtetit.
Postimi i plotë
Mirë se vini i nderuar Sekretar Blinken! Kjo është një vizitë shumë e rëndësishme dhe dëshmon se partneriteti ynë strategjik është më i fortë se kurrë. Kjo vizitë është një mesazh i fortë në mbështetje të shqiptarëve, politikës tonë jashtme dhe të ardhmes së Shqipërisë në rrugën drejt integrimit në BE.
Ne jemi mirënjohës për atë që po bëni për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin. Jemi falënderues për atë që SHBA kanë bërë dhe ju po bëni për demokracinë shqiptare, sundimin e ligjit, veçanërisht reformën në drejtësi, mbrojtjen, sigurinë dhe sigurinë kibernetike, arsimimin dhe ekonominë përmes programeve të ndryshme mbështetëse.
Shqipëria dhe SHBA kanë qenë së bashku në mbështetje të Ukrainës si aleatë në NATO, duke kontribuar në misione në Afganistan dhe Irak.
Shqipëria është e përkushtuar të vazhdojë të kontribuojë së bashku me SHBA dhe NATO për sigurinë rajonale dhe globale. Unë e shoh këtë vizitë si një të ardhme të ndritur për Shqipërinë, partneritetin tonë strategjik që do të zgjasë për më shumë se 100 vite të tjera.
KOHA JONË SONDAZH

