Presidenti, bisedë me drejtorin e Programit Ushqimor në OKB: 20 % e fëmijëve shqiptarë vuajnë nga kequshqyerja

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar sot një bisedë online me David Beasley, Drejtor Ekzekutiv i Programit Botëror të Ushqimit të Kombeve të Bashkuara. Kreu i shtetit dhe përfaqësuesi i OKB kanë diskutuar për situatën që ka krijuar pandemia dhe vështirësinë ekonomike për qytetarët. “Shumë i lumtur të zhvilloja një bisedë tepër të frytshme, me një mik të çmuar të popullit shqiptar, z.David Beasley, Drejtor Ekzekutiv i Programit Botëror të Ushqimit të Kombeve të Bashkuara. E urova për çmimin Nobel të fituar këtë vit nga UN World Food Programme, si dhe vlerësova kontributin e tij të jashtëzakonshëm dhe të kësaj agjencie që drejton, për luftën kundër varfërisë, kequshqyerjes dhe urisë në botë”,- shprehet kreu i shtetit në një mesazh në Facebook.

Kreu i shtetit shprehet se me përfaqësuesin e OKB ka diskutuar dhe për të dhënat e UNICF për Shqipërinë, në të cilat rezulton se rreth 20% e fëmijëve shqiptarë vuajnë zhvillim fizik të pamjaftueshëm nga kequshqyerja.

“Duke u ndalur tek kriza e pandemisë COVID-19, theksova gjendjen e rënduar ekonomike, veçanërisht të shtresave më në nevojë në Shqipëri, që jetojnë në kushte mbijetese, në pamundësi për të përballuar kostot e kurimit. Diskutuam edhe për të dhënat tronditëse të UNICEF, sipas të cilave rreth 20% e fëmijëve shqiptarë vuajnë zhvillim fizik të pamjaftueshëm nga kequshqyerja, ndërkohë që situata paraqitet më kritike në moshën e tretë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kërkova nga z.Beasley bashkëpunimin me Programin Botëror të Ushqimit të OKB për përballjen me këto sfida urgjente, veçanërisht për programe për kujdesin e fëmijëve shqiptarë në veçanti”,- deklaron kreu i shtetit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?