Presidenti bullgar: Kufinjtë e Ballkanit nuk duhet të lëvizin
Presidenti i Bullgarisë Rosen Plevneliev deklaroi se kufijtë e Ballkanit nuk duhet të lëvizin.
“Si kryesuese e radhës e SEECP Bullgaria do të ketë një axhendë të ngjeshur për stabilitetin në Ballkan. Presidenti bullgar në Samitin e Krereve te Shteteve dhe Qeverive te Procesit te Bashkepunimit te Vendeve te Evropes Juglindore të zhvilluar në Tiranë dhe se kufijtë në Ballkan nuk duhet të jenë të dukshëm.
Ngjarjet e fundit në Maqedoni kanë dëshmuar nevojën për të afirmuar mbështetjen tonë për pavarësinë dhe integritetin territorial të vendit.
Bullgaria do të punojë për një deklaratë për të rikonfirmuar parimin e moscënimit të kufijvë kombëtare.
Ne nuk duam që te këtë lufra në Ballkan, por duam paqe dhe stabilitet. Ne nuk duam që kufijtë të lëvizen më, por duam që këto kufij të mos jenë më të dukshëm.
Ne duam që zgjedhja sovrane e popullit të ballkanit të respektohet. Ne duam që nejrëzit ti bëjmë bashkëpunëtorë dhe jo luftëtorë.
Më 1 qershor Bullgaria merr kryesinë e radhës së SEECP, ne do të kemi një agjende të ngjeshur për stabilitetin në rajon. Ndërveprimi i SEECP është i rëndësishëm për integrimin e Ballkanit. Duhet të bashkëpunojmë më shumë me SEECP dhe me shumë institucione të tjera", tha Presidenti Plevneliev.
Në vijim Presidenti bullgar vuri theksin në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë.
"Kemi përshpëjtuar marrëdhëniet ndërkufitare pasi marrëdhëniet fqinje përbëjnë një instrument të rëndësishëm në Ballkan.
Nëqoftëse do të shohim si rajonet e izoluara dhe të varfëra eksiztojnë kjo do të na bëjë të kuptojmë se duhet të jemi sëbashku. Çdo komb në Rajon duhet të kontribuojë për një Ballkan të zhvilluar dhe të paqtë.
Ne besojmë se Ballkani është një pjesë interesante e Eruopës. kemi një natyre të bukur dhe mendoj se të gjithë se bashku mund të realizojmë stabilitetin. Bashkë mund të hapim tregje të rjea, mund të nxisim turizmin dhe bashkërisht mund të luftojmë terrorizmin dhe varfërinë.
Kriza në Ukrainë dhe Lindjen e mesme kanë ndryshuar rrënjësisisht situatën e sigurimit dhe kanë prezantuar kërcënime të rieja. këto janë probvleme që shkojnë përtej kufijve tanë dhe problemet e tyre janë botërore.
Ballkani është një rast i shembullit të mirë. nëse mbani mend përmbytjen në Bosnje vitin që shkoi dhe jam shumë i lumtur për fakton që bullgaria ka ofruar ndihmë për qindra mijëra banorë në rajon", tha ai.
KOHA JONË SONDAZH

