Presidenti dekoron ambasadorin grek, Rokanas

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani ka dekoruar ambasadorin grek në Shqipëri Leonidas Rokanas  me Titullin “Për Merita të Veçanta Civile”,si një vlerësim i veprimtarisë diplomatike dhe kontributit të dhënë për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore mes dy popujve por edhe për kontributin e dhënë në proçesin e integrimit të Shqipërisë.

Në  ceremoninë e organizuar në presidencë morën pjesë ambasadorë të akredituar në Shqipëri  midis të cilëve ambasadori i SHBA-ve Donald Lu, ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin , Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha,  si dhe deputetë të Kuvendit të Shqipërisë.

Në fjalën e mbajtur para të pranishmëve presidenti Bujar Nishani vlerësoi punën e diplomatit Helen në vendin tonë përgjatë këtyre katër viteve.Ambasadori  Rokanas u dekorua në përfundim të misionit të tij në Shqipëri

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?