Presidenti: Dvorani shkeli rëndë ligjin. KED nuk publikon akte në fletoren zyrtare
Presidenti shpjegoi se janë disa shkelje që janë mjaft të rënda për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi. Presidenti tha se KED nuk ka kompetencë të botojë vendimet në Fletoren Zyrtare, por vetëm në faqen online. “Botimi në Fletoren Zyrtare është shkelje e hapur me qëllim për të manipuluar opinionin dhe ndërkombëtarët”.
Presidenti tha se se “siç jeni bërë me dije, nga debati publik dhe deklaratat publike, është konstatuar se në KED janë kryer disa shkelje të rënda nga Ardian Dvorani, që i kapërcejnë shkeljet ligjore. Veprimet dhe mosveprimet e Dvoranit, sjellin pasoja të pariparueshme në sistemin e drejtësisë. Presidenti i Republikës pasi ka konstatuara këto veprime, vlerëson se ato përbëjnë shkelje disiplinore. Kallëzimi me qëllim fillimin e hetimeve ndaj Dvoranit, dhe përvetësimi i titullit dhe detyrës shtetërore, vlerësohet se ai ka marrë përsipër të realizojë një akt mafioz”,- tha kreu i shtetit.
Ligji për organet e qeverisjes së drejtësisë ku flitet për vendimarrjen e KED

KOHA JONË SONDAZH

