Presidenti francez Hollande vjen në Tiranë (Detajet e vizitës)

Burime zyrtare pohojnë se një vizitë e rëndësishme shtetërore pritet të zhvillohet në Tiranë në fillim të muajit mars. Mësohet se kryeqyteti do të vizitohet nga presidenti francez, François Hollande i cili pritet të takohet me autoritetet më të larta të vendit.

Hollande do të mbërrijë më datën 3 mars, datë kjo për të cilën është rënë dakord nga të dyja palët. Sipas burimeve ekskluzive bëhet e ditur se data në fjalë është negociuar prej muajsh.

Kjo është vizita e parë e një presidenti francez në vendin tonë. Dy vite më parë Shqipëria u përfaqësua dënjësisht në homazhet për sulmet terroriste në Paris duke lënë përshtypje jo vetëm tek autoritetet vendase, por edhe mediat ndërkombëtare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vetë presidenti francez ka deklaruar prej kohësh mbështetjen e tij të plotë për integrimin e Shqipërisë në BE dhe reformën në Drejtësi. /JavaNews/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?