Presidenti i Francës uron 109-vjetorin e Pavarësisë: Mbështetje të plotë Shqipërisë
Me rastin e 28 Nëntorit që është Dita e Pavarësisë, një urim nga jashtë ka ardhur nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron. Në mesazhin e Macron, thuhet se përshëndet qëndrimin e Shqipërisë në mbështetje të plotë të politikës së jashtme dhe të sigurisë së përbashkët të BE dhe që e gëzon fakti i bashkëpunimit që do të kenë në gjirin e Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara.
Urimi i plotë nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron
Zoti President, me rastin e Festës Kombëtare të Republikës së Shqipërisë dëshiroj t’ju përcjell gjithë përgëzimet e mia dhe në emër të popullit francez!
Dëshiroj që marrëdhëniet tona dypalëshe të vazhdojnë të forcohen, pikërisht në fushën ekonomike, në përputhje me strategjinë franceze për Ballkanin Perëndimor që kam miratuar në vitin 2019. Përfitoj nga ky rast për të konfirmuar mbështetjen e plotë të Francës ndaj perspektivës europiane të Shqipërisë.
Në këtë kontekst përshëndes përpjekjet e mëdha të Qeverisë dhe të popullit shqiptar për të plotësuar kushtet e përcaktuara nga Këshilli në lidhje me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare të negovciatave të aderimit mes Bashkimit Europian dhe Shqipërisë. Ashtu si dhe gjatë Samitit të fundit të Brdos, ju siguroj për angazhimin e Francës në realizimin e kësaj konference të parë.
Përshëndes gjithashtu qëndrimin e vendit tuaj në mbështetje të plotë të politikës së jashtme dhe të sigurisë së përbashkët të Bashkimit Europian dhe më gëzon fakti i bashkëpunimit që do të kemi së shpejti në gjirin e Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara.
Duke ju përtërirë përgëzimet e mia më të sinqerta, ju lutem të pranoni, Zoti President, sigurinë e konsideratës time të lartë.