Presidenti i KE Tusk nesër në Tiranë, pritet mesazh për lëvizjen e lirë në Shengen

 

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, zhvillon nesër një vizitë në Shqipëri, si pjesë e turit të tij ballkanik. Tusk njoftoi më herët se vizita e tij do të nisë nga Serbia të shtunën.

Nëpërmjet një postimi në “Twitter”, Presidenti i KE-së thotë se do të takojë kryeministrat e tre vendeve të Ballkanit dhe në fokus të bisedimeve që do të zhvillohen me zyrtarët e lartë të vendit tonë, do të jetë çështja e emigracionit në Bashkimin Evropian si dhe ato ballkanike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tusk do të mbërrijë nesër në Tiranë, ku do të pritet nga kreu u qeverisë shqiptarë Edi Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në ora  10:00 do të mbahet ceremoniali i pritjes zyrtare nga Kryeministri Edi Rama, në Kryeministri.

Në ora 11:00 kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i KE Donald Tusk do të japin një konferencë të përbashkët për shtyp.

Vizita e Donald Tusk, në 3 shtete ballkanike merr një rëndësi të posaçme për mesazhet që do të përcjellë, veçanërisht për të ardhmen e lëvizjes së lirë në zonën Shengen, pas propozimeve për rivendosjen e kontrolleve kufitare.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?