Presidenti i Partizanit të Beogradit, Dragan Gjuriç:Turp për Serbinë! Lejoi huliganët të dhunonin shqiptarët

Gjuriç deklaroi se fajin kryesor për incidentet në ndeshjen Serbi-Shqipëri, e kanë autoritetet serbe për shkak se nuk bënë asgjë për të parandaluar hyrjen e huliganëve në stadium, natën e 14 tetorit 2014 kur u luajt ndeshja mes kombetareve te dy vendeve, e vlefshme per elimintaroret e kampionatit europian te futbollit “France 2016”.

Ai ka komentuar edhe vendimin e UEFA-s, te cilin e ka vleresuar te njeanshem.

“Ky është një vendim jashtëzakonisht i njëanshëm nga UEFA, por autoritetet shtetërore duhet kuptojnë pse është arritur në këtë vendim. Autoritetet serbe duhet t’i thonë publikut serb pse u lejuan ata 100 tifozë të dehur me një ultras që doli edhe në stadiumin e Gjenovës. A donit ju edhe një “Heysel” serb? (Tragjedia në stadiumin belg në 29 maj 1985 gjatë ndeshjes mes Juventusit dhe Liverpulit, ku u vranë 39 tifozë dhe u plagosën rreth 600 të tjerë-shënim v.j). Dikush donte që të ndodhte gjakderdhje, siç donin ata në Gjenova dhe krijuesit janë të njëjtët”, tha Gjuriç për mediat serbe, duke pasur parasysh djegien e flamurit shqiptar nga huligani Bogdanov duke shtuar se edhe komisioneri i sigurisë në Federatën Serbe të Futbollit ishte paralajmëruar në mënyrë të qartë për këtë skenar.

Swiss Digital Desktop Reklama

UEFA vendosi të premten që të ndëshkojë Serbinë dhe Shqipërinë për ndeshjen e ndërprerë nga dhuna e tifozëve serbë, duke i dhënë fitoren në tavolinë Serbisë, por duke mos ja njohur tri pikët, duke i vënë edhe 100 mijë euro gjobë, ashtu si dhe Shqipërisë, dhe dy ndeshjet e ardhshme për eleminatoret e Europianit “Francë 2016” ekipi serb do t’i bëjë pa spektatorët e vet

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?