Presidenti i Republikës pret në takim përfaqësues të “Ansamblit Mirdita”

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani priti sot në një takim miqësor disa përfaqësues të “Ansamblit Mirdita”.
 
Duke u shprehur falënderimet për punën e pakursyer në ruajtjen e trashëgimisë së vyer kulturore të kësaj treve patriotike shqiptare, Kreu i Shtetit theksoi edhe një herë domosdoshmërinë e promovimit të pasurisë së jashtëzakonshme kulturore të trevave shqiptare, si element kryesor të identitetit tonë kombëtar.
 
Gjithashtu, duke iu referuar historisë së kombit tonë, Presidenti vlerësoi rolin thelbësor që ka luajtur treva e Mirditës në ruajtjen e identitetit tonë kombëtar, si dhe evidentoi faktin se janë pikërisht vlerat dhe trashëgimia jonë kulturore urat lidhëse mes popullsisë shqiptare në të gjithë globin, bukuria dhe vërtetësia e të cilave e bën çdo bashkëkombas të thotë me krenari “Unë jam Shqiptar”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?