Presidenti i ri, Balla fton sërish grupet opozitare: Pa votat e PS askush nuk zgjidhet
Partia Socialiste ftoi grupimet parlamentare në Kuvend për të diskutuar për Presidentin e ri, tanimë me emra konkret.
“Të diskutojmë për kriteret, të diskutojmë për profilin që në duam të ketë presidenti i republikës, por natyrshëm të diskutojë me emra konkretë. Janë të mirëpritur përfaqësuesit e opozitës”, tha Balla.
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, reagoi edhe për vendimin e Komisionit të Rithemelimit i cili mandatoi Oerd Bylykbashin dhe Luçiano Boçin për të negociuar me grupimet opozitare për emrin e Presidenti të Republikës. Sipas Ballës, çdo lëvizje e tillë do të ishte e panevojshme pasi pa PS-në asnjëra palë nuk bën dot numrat për ta votuar.
”Asnjë grup tjetër apo të gjitha të marra së bashku nuk mund ta zgjedhin presidentin veçmas. Presidenti mund të zgjidhet vetëm duke bashkëpunuar me partinë socialiste”.