Presidenti i ri, Rama mbërrin në selinë e PS me dosjen ku ka emrin e kandidatit

Në selinë rozë do të mbahet këtë pasdite mbledhja e Kryesisë, ku do të dalë edhe kandidati për President. Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në selinë e PS.

Kreu i qeverisë ka vetëm pak orë që ka mbërritur në SHBA dhe shihet me një dosje në dorë, ku me siguri është emri i kandidatit. Bëhet fjalë për një listë me 10 emra që do të diskutohen sot në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Socialiste.

Deri tani janë përmendur si emra në media Ardian Dvorani, Majlinda Bregu, Gramoz Ruçi, Fatos Nano por ende nga Partia Socialiste nuk ka asnjë konfirmim. Rama ka përjashtuar të gjithë anëtarët e grupit parlamentar socialist.

SHKARKO APP