Presidenti i ri? Rama: Një kandidaturë që ka konsensus, dhe që do të mbyllë kapitullin e një çmendurie në krye të shtetit

Kryesocialisti Edi Rama mblodhi këtë pasdite Kryesinë e PS-së. Pas mbledhjes, në një deklaratë për mediat, Rama tha se Presidenti i ri do të jetë një kandidaturë që ka konsensus, dhe që do të mbyllë kapitullin e një çmendurie në krye të shtetit.

”Kanë filluar bisedimet zyrtare me palët e tjera, në një përpjekje për të bërë një kandidaturë që ka konsensus. Nuk e di, nëse ka vullnet shanset janë shumë të mira, ne jemi të gatshëm që të jemi sa më të hapur, në funksion të zgjedhjet së një presidenti që të garantojë mbylljen me sukses të një kapitulli çmendurie në krye të shtetit”, tha Rama.

Nesër mbahet Konferenca e Donatorëve në Varshavë, lidhur me ndihmat që do t’i ofrohen Ukrainës, teksa kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se edhe Shqipëria do të ndihmojë me një shifër monetare, por pa specifikuar shifrën.

SHKARKO APP