Presidenti i ri sipas popullit: Të krijojë një klimë të qetë politike
Zgjedhja e Presidentit të ri është kryefjalë e zhvillimeve politike në Shqipëri. Çfarë kërkon populli? “Të jetë konsensual. Të punojë për popullin. Të jetë i urtë, i sjellshëm. Të jetë një intelektual”,-janë disa nga cilësitë që duhet të ketë presidenti sipas popullit.
Përveçse të qëndrojë mbi palët, thonë se duhet të mendojë për qytetarët e të mos lejojë cënimin e interesave të tyre.
Nga shtatë Presidentët që kanë qëndruar në krye të shtetit gjatë tre dekadave demokraci, veçojnë Alfred Moisiun. Për ta ai ka drejtuar me urtësi dhe përtej palëve politike.