Presidenti i Shoqatës së Gazetarëve Europianë me qendër në Vjenë: Kam informuar BE dhe OSBE për dhunën ndaj “Koha Jonë” dhe Kryeredaktorit të saj

Media prestigjioze austriake “Der Standard” ka pasqyruar valën e protestave që kanë përfshirë vendin tonë, që prej të mërkurës, pas vrasjes së Klodian Rashës nga një efektiv policie.

Në artikullin e gazetës thuhet “Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, demonstratat kanë vijuar e mërkura deri të dielën. Policia përdori gaz lotsjellës dhe ujë me presion për të dëbuar njerëzit përpara Ministrisë së Brendshme. Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dha dorëheqjen të enjten”.

Pas protestave policia i ka mbushur burgjet me të rinj dhe minorenë, por prangave të policisë nuk u kanë shpëtuar as gazetarët që kanë qenë në krye të detyrë, madje edhe te dera e mediave ku punojnë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndaj, në artikullin e “Der Standard” shkruhet se  lidhur me arrestimet e gazetarëve ka reaguar edhe Presidenti i Shoqatës së Gazetarëve Evropianë me qendër në Vjenë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Sipas Shoqatës së Gazetarëve Evropianë (AEJ), sektori për Shqipërinë, Qamil Xhani, nënkryetari i shoqatës dhe kryeredaktori i gazetës së përditshme “Koha Jonë”, u arrestua në një akt të dhunshëm. Xhani ishte duke filmuar arrestimin e disa protestuesve përpara redaksisë së gazetës në celularin e tij, tha shoqata. Oficerët e policisë i fshinë regjistrimet dhe videos nga celulari.”

“Unë e di që autoritetet shqiptare janë angazhuar për ruajtjen e lirisë së medias. Dhuna ndaj medias nuk është sjellje e një vendi që do të hyje në BE,” tha Otmar Lahodynski, presidenti i Shoqatës së Gazetarëve Europianë me qendër në Vjenë, i cili gjithashtu informoi Komisioneren e BE Vera Jourova dhe zyrtaren e medias në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë.

Burimi: https://www.derstandard.at/story/2000122447271/proteste-gegen-polizeigewalt-gehen-in-albanien-weiter

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?