Presidenti Ilir Meta: Çështjet e arbitrazhit janë kthyer në një biznes të pamëshirshëm

Kreu i shtetit Ilir Meta deklaroi sot në Syri TV se rasti i televizionit Agon Channel ka qenë një hakmarrje e pastër e qeverisë “Rama”. Ndërkohë shtoi se çështjet e humbura në Gjykatën e Arbitrazhit Ndërkombëtar nga ana e shtetit shqiptar, janë kthyer në çështje të biznesit të pamëshirshëm, duke përfituar të dyja krahët.

“Unë nuk besoj të bojkoti i proceseve në demokraci, nuk jam naiv që të besoj që demokracia shkon në mënyrë perfekte ne vendin tone. Çdo ditë duhet të luftosh për demokracinë, për të drejtat dhe liritë e çdo qytetari.

Rasti Becchetti ka qenë një hakmarrje e pastër sepse ka qenë një stacion kritik ndaj Qeverise.

Swiss Digital Desktop Reklama

Unë nuk mund të them që ka një marrëveshje, por mund të them që ka nisur si një hakmarrje, si një përpjekje për të shtypur, për të mbajtur në trysni, për të mbajtur në presion një media të caktuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kam krijuar bindjen tim se, çështjet e humbura në Gjykatën e Arbitrazhit Ndërkombëtar nga ana e shtetit shqiptar,  është kthyer në çështje të biznesit të pamëshirshëm, duke përfituar të dyja krahët.

Kemi vërejtur se prishjet e kontratave kanë lënë  një gjë shumë të frikshme, kjo e tregon nga mungesa e provave të mbrojtjes që ka bërë pala shqiptare atje”,- tha kreu i shtetit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?