Presidenti, leksion kushtetues dhe parlamentarizmi deputetëve
Presidenti i Republikës Ilir Meta ndodhet sot para Komisioinit Hetimor për shkarkimin e tij duke ju përgjigjur pyetjeve të deputetëve të PS dhe të së ashtuquajturës opozitë.
Ajo që bie në sy në pyetjet e deputetëve është se shumica e tyre nuk i referohen ligjeve, por qëndrimeve politike të njohur të PS dhe kryeministrit kundër kreut të shtetit.
Socialistët kanë të njëjtat qëndrime si ato të Edi Ramës, ndërsa deputetët e rinj të vetquajtur opozitarë veç orientimit politik shumë afër PS, në pyetjet e tyre tregojnë se nuk njohin as ligjet dhe as Kushtetutën. Pyetjet e tyre janë më shumë të karakterit personal dhe pa ju referuar asnjë neni apo dispozite kushtetuese.
Pyetje pa sens juridik bënë ekspertë të njohur të ligjeve si Vasilika Hysi dhe Adonr Shameti. Edhe pse janë ligjvënës me përvojë të gjatë në procedurat parlamentare, qëndrimet e tyre më shumë se të juristëve ngjajnë ma ato të militantëve të PS.
Një pyetje idiote ishte ajo e një deputeti të ri të parlamentit, Halit Valteri i cili para marrjes së mandatit s’ka bërë asnjë pune tjetër në jetë.
Pyetjes së tij dhe deputetëve të tjerë, Presidenti ju përgjigj se duhet edhe përvoja për një parlamentarizëm për të marrë vendime që lidhen me zbatimin e Kushtetutës.
Lidhur me këtë, Presidenti Ilir Meta ka nxjerrë një foto të vjetër, të 30 viteve më parë, ku shfaqeshin studentët e dhjetorit, duke i kërkuar Ramiz Alisë mbajtjen e zgjedhjeve të lira.
Në foto shfaqej dhe vetë Meta, i cili tha se e ndjente veten me fat që ishte pjesë e kësaj ngjarje historike. Dhe për këtë shkak tha presidenti, do të ishte e tepërt që ti kërkoje atij rikthimin e zgjedhjeve ‘’si njëherë dhe një kohë”. “Është e tepërt që ti kërkosh një studenti të dhjetorit që të krijosh precedent të ri, të zgjedhjeve pa kandidat”, u shpreh Meta.

KOHA JONË SONDAZH

