Presidenti Lukashenko me kallashnikov në dorë (VIDEO)

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko është armatosur. Pasi i dha urdhër Ministrisë së Mbrojtjes dhe forcave ushtarake që të ndërmarrin ”masa më të rrepta” për të mbrojtur kufijtë e vendit, sot ka dalë vetë në një terren ushtarak në afërsi të Hrodno, e më pas është parë të shkojë në pallatin e tij në Minsk i armatosur me një AK74.

Presidenti bjellorus dëshiron të mbajë pushtetin, pavarësisht protestave masive, ku po bëhet thirrje që ai të largohet nga pushteti, dy javë pasi shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale.

Armatosja e Presidentit nuk qetëson por ndez më shumë gjakërat e mijërave qytetarëve që vijojnë protestat. SHBA-ja dhe BE-ja nuk i ka njohur zgjedhjet presidenciale. Presidenti Lukashenko ka ofruar që Edi Rama të shkojë në Bjellorusi për të negociuar mes palëve.

SHKARKO APP