Presidenti malazez: Ideja e Serbisë së Madhe është sërish në tavolinë
Presidenti i Mali të Zi, Milo Gjukanoviç, gjatë një takimi me strukturat e Partisë Socialiste Demokratike në qytetin e Tivarit ka lëshuar deklarata të forta për qasjen nacionaliste të Serbisë në rajon.
Duke folur për politikën aktuale serbe, presidenti malazez ka veçuar ëndrrat ekspansioniste në kurriz të fqinjëve në të kaluarën dhe në vazhdim. Por ai ka paralajmëruar se ky plan që vazhdon që nga vitet 90-të, nuk mund të bëjë as një Serbi të madhe e as një Shqipëri të madhe, por veç një tragjedi të madhe, referohet media serbe B92.
“Ky është një plan që ka qenë përherë në sirtar që në vitet ’90 dhe ka kushtuar kaq shumë jetë për rajonin tonë. Prandaj nuk mund të ketë as Serbi të Madhe, as Shqipëri të Madhe, por vetëm një Tragjedi të Madhe. Në vend se të mësonin këto mësime të ’90-ës…siç shohim 30 vjet më pas, idetë e vjetra po rikthehen në tavolinë dhe pjesë integrale e këtyre ideve është nacionalizmi pas idesë së Serbisë së Madhe që duke përdorur Kishën Orthodhokse përpiqet të përfaqësojë Malin e Zi, të ndikojë jetën në Malin e Zi…Është diçka me të cilën ne nuk biem dakord dhe ndaj së cilës po tregojmë rezistencë të vendosur dhe që ne nuk do të lejojmë të ndodhë ndonjëherë në Mal të Zi”, deklaroi Gjukanoviç.
KOHA JONË SONDAZH

