Presidenti Meta: 25 Prilli, referendum popullor për shumë më tepër para dhe mbështetje për bujqësinë e fshatin

Presidenti Ilir Meta thotë se mosmbështetja e bujqësisë dhe fermerëve është e pafalmshme dhe arsyeja kryesore e braktisjes së fshatit dhe shpopullimit të vendit.

Në një postim në Facebook, Presidenti Meta shkruan se “edhe ato pak fonde “mjerane” të përcaktuara nga buxheti për Bujqësinë dhe që janë 10 herë më pak se fatura, që do t’i paguhet Becchettit, harxhohen në pjesën dërmuese për spote, konferenca, panaire dhe “kotësira” korruptive“.

Në vijim postimi i plotë i Presidentit Meta

Swiss Digital Desktop Reklama

Mosmbështetja e bujqësisë dhe e fermerëve, është e pafalshme dhe rrënja e braktisjes së fshatrave dhe e shpopullimit të vendit.
Edhe ato pak fonde “mjerane” të përcaktuara nga buxheti për Bujqësinë dhe që janë 10 herë më pak se fatura, që do t’i paguhet Becchettit, harxhohen në pjesën dërmuese për spote, konferenca, panaire dhe “kotësira” korruptive.
Plot 60 për qind e parave të subvencioneve shkojnë për pagesa jo produktive. Ndërsa vetëm “thërrimet” përfundojnë te fermeret, të cilët të braktisur punojnë dhe prodhojnë me kosto 40% më të lartë se fqinjët në rajon.
Prandaj 25 Prilli, është referendum popullor për shumë më tepër para dhe mbështetje për Bujqësinë dhe fshatin. 🇦🇱

Swiss Digital Mobile Reklama

Mosmbështetja e bujqësisë dhe e fermerëve, është e pafalshme dhe rrënja e braktisjes së fshatrave dhe e shpopullimit të…

Posted by Ilir Meta on Friday, April 16, 2021

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?