Presidenti Meta: Braktisja po shpopullon zonat rurale, miliarda euro jepen koncesione e tendera sekretë
Presidenti Ilir Meta deklaron se blegtoria nga viti 2017 po shkon drejt rënies së lirë dhe se braktisja e bujqësisë e blegtorisë po shpopullon zonat rurale dhe më të bukura të vendit, teksa sipas tij, miliarda euro jepen për koncesione të dyshimta dhe tendera “sekretë”.
“Blegtoria, një nga sektorët më të rëndësishëm të bujqësisë shqiptare, për fat të keq, ashtu siç tregojnë dhe indikatorët e INSTAT, pas vitit 2017, po shkon drejt një rënie të lirë.
Braktisja e bujqësisë dhe blegtorisë po shpopullon zonat rurale dhe më të bukura të vendit, ndërkohë që miliarda euro jepen për koncesione të dyshimta dhe tendera “sekrete”.
Shqipëria është e fundit në rajon sa i takon mbështetjes së bujqësisë.
Kjo qasje duhet të ndryshojë një herë e përgjithmonë!”, shkruan kreu i shtetit në një postim në Facebook.