Presidenti Meta dekreton ligjin e dhurimit të apartamenteve

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekretuar ligjin për dhurimin e apartamenteve familjarëve të viktimave, si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit.

Kështu do të bëhen me shtëpi të gjithë ata që humbën familjarët e tyre si pasojë e lëkundjeve të fuqishme sizmike, që goditën vendin mëngjesit e fundnëntorit.

“D e k r e t o j

Shpalljen e ligjit nr. 80/2019 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 6, datë 30.11.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për dhurimin e apartamenteve familjarëve të viktimave, si pasojë e tërmetit të datës 26.11.2019”,- thuhet në njoftim.

 

SHKARKO APP