FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti Meta dekreton Luan Përzhitën Rektor të Akademisë së Studimeve Albanologjike

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekretuar emërimin e Prof. Dr. Luan Përzhita si Rektor të Studimeve Albanologjike.

Kreu i Shtetit i dorëzoi dekretin e emërimit Prof. Dr. Luan Përzhitës, duke i uruar suksese në detyrën e lartë dhe të rëndësishme.

Presidenti Meta thekson rëndësinë e zhvillimit të mëtejshëm të shkencës të Albanologjisë, që ka patur një rol thelbësor dhe të jashtëzakonshëm në konsolidimin e kombit shqiptar, si dhe në lindjen dhe formimin e shtetit shqiptar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për Kreun e Shtetit, mbështetja më thelbësore dhe me vizion e shkencave albanologjike është jetike për forcimin e rrënjëve dhe identitetit tonë kombëtar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ceremonia u zhvillua në ambientet e Presidences, ku të pranishëm ishin ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi, akademike dhe personalitete të shkencave albanologjike.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?