Meta-Palmer: Demokracia dhe shteti i së drejtës qëndrojnë në themel të partneritetit tonë

Presidenti Ilir Meta është takuar sot me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Europën, Matthew Palmer.

Në një postim në Facebook, kreu i shtetit shprehet se me zyrtarin e SHBA ka diskutuar për situatën e vështirë politike në vend dhe rrugëdaljet për të ecur përpara.

Takim i hapur dhe miqësor me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Europën, Matthew Palmer mbi situatën e vështirë politike në vend dhe rrugëdaljet për të ecur përpara.

Interes i ndërsjelltë për forcimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës, që qëndrojnë në themel të partneritetit strategjik mes dy vendeve”,- shkruan Presidenti Meta në Facebook.

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/posts/2211352312244363

SHKARKO APP