Presidenti Meta dorëzon sot padinë në SPAK për ministren Gjonaj
Presidenti Ilir Meta do të depozitojë sot në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion padinë për ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.
Tedi Blushi, Zëdhënësi i kreu të shtetit njofton se padia për ministren dhe zyrtarë të tjerë do të depozitohet në orën 13:00.
“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta do të depozitojë sot personalisht në ora 13:00, në Prokurorinë e Posaçme SPAK, kallëzimin penal për Ministren në detyrë të Drejtësisë, Etilda Gjonaj dhe funksionarë të tjerë të lartë të përfshirë në veprimtari të rëndë kriminale, në funksion të grushtit të shtetit. PërKushtetutën. PërShqipërinë. Për Kombin”,- deklaron Tedi Blushi.
Kjo është hera e dytë që kreu i shtetit u drejtohet institucioneve të drejtësisë për të hetuar mbi shkeljet e rënda ligjore me zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Në datën 19 nëntor kreu i shtetit depozitoi në SPAK padinë ndaj kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.