Presidenti Meta e Hashim Thaçi në ceremoninë e rëndësishme në Tokio

Teksa ndodhet për një vizitë zyrtare në Tokio, Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta së bashku me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi kanë marrë pjesë në ceremoninë e organizuar me rastin e 10-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kosovës dhe Japonisë.

Në një postim në Facebook, Presidenti Meta shprehet se Japonia ka dhënë një mbështetje të jashtëzakonshme për Kosovën që nga kriza humanitare e dy dekadave më parë e deri më tani, teksa thekson se kjo është vlerë e shtuar për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit tonë.

Në vijim postimi i plotë i Presidentit Meta

Kënaqësi të merrja pjesë sot, së bashku me Presidentin Hashim Thaçi, në një event shumë të rëndësishëm në Tokio, në ceremoninë e organizuar me rastin e 10-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kosovës dhe Japonisë.
Mbështetja e jashtëzakonshme e Japonisë për Kosovën, që nga kriza humanitare e dy dekadave më parë e deri më tani, është një vlerë e shtuar për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit tonë. ??

SHKARKO APP