Presidenti Meta flet me komisionerin për Ndihmat Humanitare dhe Emergjencat

Shqipëria u trondit ditën e sotme nga një tërmet i fuqishëm ku pati dhe humbje jetësh. Ndërkohë lidhur me këtë ngjarje të rëndë Presidenti i Republikës Ilir Meta ka zhvilluar një bisedë telefonike me Komisionerin për Ndihmat Humanitare dhe Emergjencat, Christos Stylianides.

Komisioneri Stylianides i shprehu Presidentit Meta ngushëllimet si dhe angazhimin e tij dhe të Komisionit Europian për të aktivizuar sa më shpejt ndihmat humanitare për Shqipërinë në baze të kërkesave specifike të autoriteteve shqiptare.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?