Presidenti Meta: Hasanaj ushtarake elitare. Dëshmi e përkushtimit të FA-së në misionet e NATO-s

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta mori pjesë në ceremoninë e homazheve në nder të ”Dëshmorit të Atdheut”, nëntetares së rënë në krye të detyrës në Letoni, Zarife Hasanaj. Kreu i Shtetit u përul me respekt siç dhe shkruan, ”para patriotes shembullore, ushtarakes elitare e trimëreshë, Zarife Hasanaj”. Në mesazhin e shpërndarë në rrjetet sociale, Presidenti shkruan se: ”Rënia e saj në krye të detyrës, është dëshmi e përkushtimit të Forcave tona të Armatosura dhe të Shqipërisë në çdo angazhim dhe mision të NATO”.

Postimi i plotë

Me dhimbje të madhe, nderim e mirënjohje të thellë u përula me respekt para Dëshmores së Atdheut, patriotes shembullore, ushtarakes elitare e trimëreshë, Zarife Hasanaj.

Në këtë ditë të vështirë për familjen Hasanaj, i gjendem pranë nënës Rivë, babait Muharrem, dy motrave e vëllait të Zarifes, duke u shprehur me pikëllim ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e njeriut të tyre të dashur.

Rënia e saj në krye të detyrës, është dëshmi e përkushtimit të Forcave tona të Armatosura dhe të Shqipërisë në çdo angazhim dhe mision të NATO.

I paharruar kujtimi i Dëshmores së Atdheut! Lamtumirë në paqen e përjetshme motra jonë Zarife

SHKARKO APP