Presidenti Meta: I lumtur të jem në Drashovicën e burrave hijerëndë, fisnikë dhe krenarë

Presidenti Ilir Meta ka qenë ditën e sotme në Drashovicë, ku ka marrë pjesë në ceremoninë e zhvilluar për 100-vjetorin e Luftës së Vlorës.

Në një postim në Facebook, Presidenti Meta ka shpërndarë disa foto nga kjo ceremoni dhe shkruan:

“Te ura në Drashovicë,
Aty ku fillon Labëria,
Te Porta e Labërisë,
Ku nis e gjëmon historia…”

Swiss Digital Desktop Reklama

Shumë i lumtur të jem sot në Drashovicën e burrave hijerëndë, fisnikë dhe krenarë, simbolin e shkëlqyer të trimërisë dhe qëndresës së kombit shqiptar, ku çdo pëllëmbë tokë mbart histori, sakrifica dhe gjakun e bijëve e bijave të paharruar të kësaj krahine.

Swiss Digital Mobile Reklama

Këtu në Harkun e Triumfit të luftërave për liri e mbrojtje të integritetit territorial, në vendin e kuvendeve dhe besëlidhjeve të burrave të kombit, aty ku u mbrujtën dhe nisën betejat e mëdha për çlirimin e Vlorës dhe gjithë Shqipërisë.

Djemtë e Drashovicës dhe e mbarë Labërisë, zemërluanët kuq e zi të çdo epoke, janë model i shkëlqyer i djalërisë shqiptare.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?