Presidenti Meta: I shokuar nga mizoritë e ushtrisë ruse

Nga Ilir Meta-
I shokuar nga mizoritë e ushtrisë ruse në Bucha dhe rajone të tjera të Ukrainës. Civilët e masakruar, varret masive dhe përdhunimet janë evidenca të pakundërshtueshme të genocidit që Rusia po zbaton në Ukrainë. Bashkësia ndërkombëtare duhet të shumëfishojë përpjekjet për të ndaluar makinerinë vrasëse të Kremlinit.
Krimet kundër njerëzimit të kryera nga Rusia dhe që po tmerrojnë mbarë njerëzimin duhet të hetohen si të tilla. Si vend anëtar jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe si vend anëtar i NATO-s, Shqipëria do të japë kontributin e saj në këtë drejtim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?