Presidenti Meta: Jetimët duhet të ndjejnë përkujdesjen e shtetit dhe shoqërisë

Presidenti Ilir Meta ka marrë pjesë sot në një veprimtari bamirësie në ndihmë të fëmijëve jetimë të prekur nga tërmeti.

Në një mesazh në Facebook, kreu i shtetit shkruan se “jetimët duhet të ndjejnë ngrohtësinë, dhembshurinë dhe dashurinë e shtetit dhe të shoqërisë, por edhe të ndihen pjesë e familjes sonë të madhe, jo vetëm në momente të tilla humanizmi dhe solidariteti mbarëkombëtar”.

Mesazhi i plotë i kreut të shtetit:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Me shumë kënaqësi e pranova ftesën e Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë dhe Fondacionit “FAB” për të marrë pjesë në një veprimtari bamirësie kushtuar rreth 200 fëmijëve jetimë e jo vetëm, nga Durrësi e Kavaja, dy nga zonat e dëmtuara më rëndë nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Jetimët duhet të ndjejnë ngrohtësinë, dhembshurinë dhe dashurinë e shtetit dhe të shoqërisë, por edhe të ndihen pjesë e familjes sonë të madhe, jo vetëm në momente të tilla humanizmi dhe solidariteti mbarëkombëtar.

Të punojmë të gjithë për një Shqipëri më njerëzore, më të dhembushur dhe të drejtë, që u jep ëndrra, shpresë dhe mundësi çdo ditë jetimëve, fëmijëve dhe të rinjve tanë për një të ardhme të sigurtë dhe të ndritur në atdheun tonë”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?