Presidenti Meta ka një urim të veçantë për princeshën e vogël Geraldinë

Sot princeshë Elia Zaharia dhe princ Leka, teksa uruan paraprakisht shqiptarët për festën e Krishlindjes, ata prezantuan për herë të parë edhe vajzën e tyre, që erdhi në jetë disa javë më parë. Këtij urimi i është bashkuar edhe Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.

Teksa ka shpërndarë foton e çiftit bashkë me vajzën e quajtur Geraldinë, kreu i shtetit i ka uruar jetë të gjatë dhe që të trashëgojë vlerat më të mira shqiptare dhe europiane, pjesë e pandashme e gjakut të saj.

”Gëzuar festat edhe për të dy prindërit e mrekullueshëm, Princeshë Elia dhe Princ Leka”,-uron në mesazhin e tij, Presidenti Meta.

Postimi i plotë i Presidentit Meta

I uroj Princeshës së vogël Geraldine, yllit të bukur e më të shndritshëm të kësaj Krishtlindjeje, pasardhëses së re të familjes mbretërore, të ketë jetë të gjatë dhe të trashëgojë vlerat më të mira shqiptare dhe europiane, pjesë e pandashme e gjakut të saj. Gëzuar festat edhe për të dy prindërit e mrekullueshëm, Princeshë Elia dhe Princ Leka!

SHKARKO APP