Presidenti Meta: Kam një lajm të zi për Ramën, zgjedhjet do mbahen më 25 prill

Presidenti Ilir Meta është i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV. I pyetur nga moderatorit Peka në lidhje me deklaratën e sotme të Ramës ku e akuzonte kreun e shtetit për bllokimin e aeroportit të Rinasit, Meta u shpreh se kjo ishte një deklaratë rrumpallë.

Ndërkaq, Meta tha se ka një lajm të zi për Ramën, i cili është se zgjedhjet e 25 prillit do të mbahen. “Nuk ka deklaratë më rrumpalle se kjo, as me reagimin dhe një përgjegjshmërinë e një kryeministri normal, por është thjeshtë një provokim, ndaj Presidentit të Republikës me qëllim që të bjerë në një lojë çilimnjsh të papërgjegjshëm siç ishte kjo historia e aeroportit që ky ka sajuar. Unë kam një lajm të zi, zgjedhjet e 25 prillit do të mbahen dhe është lajm i zi për të gjithë ata që urrejnë demokracinë, shtetin e të drejtës, zgjedhjet”,- deklaroi presidenti Ilir Meta në SYRI TV.

Kreu i shtetit deklaroi Edi Rama ka frikë nga personaliteti i tij dhe ish-kryemnistrit Sali Berisha. “Kryeministri Rama është i tmerruar nga personaliteti im dhe i zotit Berisha, por ngaqë i njoh dhe të gjithë politikanë e tjerë në këto 30 vite për shkak të eksperiencës. Kuptohet që zoti Berisha është një nga personalitet më të politikën shqiptare dhe zoti Rama nuk mund të ndërtoj dot raporte partneriteti me të tjerët, qoftë me kundërshtarët apo ata që mund të ketë në koalicion. Partneriteti është i llojeve të ndryshme bazuar mbi disa parime, mbi disa norma. Ai ka gjithmonë marrëdhënie të tilla të cilat kanë të bëjnë thjeshtë me raportin me pushtetin. Kur ai ka pushtet dhe mendon që të tjerët janë nën pushtetin e tij ka marrëdhënie të shtypjes të vendosjes së çizmes në qafën e vartësve. Jo nuk e shqetëson sepse personalitet i zotit Basha është një personalitet i një politikani në Bashkimin Europian. Zoti Rama, si një politikan tipik i modelit lindor autoritar, i stilit bizantin, i cili përmbysur gjithë rregullat e lojës”,- tha kreu i shtetit.


SHKARKO APP