Presidenti Meta: Kosova dhe Serbia të zgjidhin problemet historike

Presidenti Ilir Meta ka marrë pjesë sot në Festës Kombëtare të Serbisë, organizuara nga ambasada serbe në Tiranë.

Në një mesazh në Facebook kreu i shtetit shkruan se “për ta bërë rajonin tonë më të sigurt, më të besueshëm dhe mbi të gjitha më atraktiv për të rinjtë tanë në Shqipëri, në Serbi e Kosovë, në mënyrë që ata ta shohin të ardhmen në vendet e tyre, është e domosdoshme një frymë e re e fqinjësisë së mirë, bashkëpunimit, mirëkuptimit dhe e zgjidhjes së problemeve historike, për të mos qenë më peng i tyre. Suksese të ardhmes europiane të Serbisë dhe rajonit tonë!”.

Postimi i plotë i presidentit Meta në Facebook:

“Sot mora pjesë në ceremoninë e organizuar me rastin e Festës Kombëtare të Serbisë.

Duke e falenderuar Ambasadorin Miroljub Zariç për pritjen e ngrohtë, shpreha bindjen se ëndrra e shumë qytetarëve të Serbisë për anëtarësimin e vendit në tyre në Bashkimin Europian, është ende e fortë.

Për ta bërë rajonin tonë më të sigurt, më të besueshëm dhe mbi të gjitha më atraktiv për të rinjtë tanë në Shqipëri, në Serbi e Kosovë, në mënyrë që ata ta shohin të ardhmen në vendet e tyre, është e domosdoshme një frymë e re e fqinjësisë së mirë, bashkëpunimit, mirëkuptimit dhe e zgjidhjes së problemeve historike, për të mos qenë më peng i tyre. Suksese të ardhmes europiane të Serbisë dhe rajonit tonë!”.

SHKARKO APP