Presidenti Meta lë një mesazh në dedikimin prekës të bashkëshortit të Hueyda el Saied

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka lënë me një mesazh ngushëllimi për artisten Hueyda El Saied, e cila u nda nga jeta pak ditë më parë në moshën 46-vjeçare.

Në postimin e dedikimit prekës të bashkëshortit të artistes, Thierry Grosjean, Presidenti Meta shkruan se Hueyda do të kujtohet gjithmonë si simbol i mirësisë dhe suksesit, artiste e jashtëzakonshme, me kurajë, guxim të rrallë dhe sharm të mahnitshëm.

Mesazhi i Presidentit Meta
Të dashur Gabriel dhe Thierry,
Humbja e parakohshme e Hueydas tuaj të shtrenjtë dhe shumë të dashur për ne, na lëndoi të gjithëve.
E lexova me shumë emocion dedikimin tuaj prekës dhe më lejoni të ndaj me ju dhembjen e madhe, t’ju shpreh ngushëllimet më të ndjera, por edhe solidaritetin për gjithçka shprehni me fjalë zemre.
Hueyda do të kujtohet gjithmonë si simbol i mirësisë dhe suksesit, artiste e jashtëzakonshme, me kurajë, guxim të rrallë dhe sharm të mahnitshëm, e cila me arritjet e saj fitoi simpatinë dhe respektin e të gjithë shqiptarëve, duke u shndërruar në një model të përhershëm frymëzimi dhe referimi për të rinjtë.
Do ta duam dhe do ta respektojmë gjithmonë kujtimin dhe trashëgiminë artistike të saj!

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?