Presidenti Meta: Liri Belishova, emblema e rinisë antifashiste
Presidenti Ilir Meta ishte i vetmi nga zyrtarë të lartë të shtetit që zhvilloi homazhe për nder të Liri Belishovës, e cila u nda dy ditë më parë nga jeta.
Mesazhi i Presidentit Meta në Facebook:
“Me dhimbje të thellë nderova sot, një nga emblemat kryesore të rinisë antifashiste Liri Belishovën, e cila u nda nga jeta dy ditë më parë.
Edhe njëherë mirënjohje pafund për një nga partizanet më të reja të LANÇ, vajzë e një familje të shquar patriotike të Mallakastrës, me kontribute të spikatura për pavarësinë e Shqipërisë dhe shtetit shqiptar.
Dhimbja është edhe më e madhe, kur reflektojmë jo vetëm për zhgënjimin e këtij brezi idealist pas Luftës, por edhe për persekutimin ç’njerëzor dhe vuajtjet e patreguara që përjetuan shumë prej tyre!”.