Presidenti Meta me arbëreshët në Provincën e Avellinos (FOTO)

Presidenti Ilir Meta ndodhet sot në Itali, në komunën e Irpinas, e cila banohet nga arbëreshë. Së bashku me komunitetin arbëresh ai ka përuruar bustin e Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
Jam shumë i lumtur të ndodhem mes arbëreshëve të Irpinias në Provincën e Avellinos për të përuruar bustin e Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu“,- shkruan Presidenti Meta në Facebook.

Gjatë vizitës në Itali, Presidenti i Republikës, Meta u vlerësua dje me çmimin “Politikani ndërkombëtar i vitit 2018” nga Fondacioni “Foedus”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kreut të Shtetit shqiptar iu akordua ky çmim me motivacionin “Për promovimin dhe forcimin e marrëdhënieve dhe miqësisë mes Shqipërisë dhe Italisë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në ceremoninë gala të zhvilluar në Romë, me temë “Një dhuratë për një buzëqeshje”, Presidenti i Fondacionit  “Foedus”, z.Mario Baccini,  duke i dorëzuar çmimin prestigjioz Presidentit Meta theksoi se ky vlerësim u jepet çdo vit atyre personaliteve italiane dhe të huaj, të cilët kanë spikatur në fushat e tyre.

Presidenti Meta duke falënderuar Fondacionin “Foedus” për vlerësimin e bërë ndaj tij u shpreh ndër të tjera se: “Ky çmim u shkon mijra shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në Itali. Ky çmim u shkon arbëreshëve tanë të dashur të cilit lidhin dy popujt tanë në mënyrë unike prej 500 vjetësh, por edhe mijra italianëve që punojnë dhe jetojnë në Shqipëri prej vitesh. Edicioni i 18-të i Fondacionit Tuaj titullohet “Një dhuratë për një buzëqeshje” ndaj dhe unë duke ju falënderuar për vlerësimin dua T’ju kujtoj thënien e një shqiptareje të madhe, Shën Nënë Tereza, e cila ka thënë se paqja fillon me një buzëqeshje.”, – theksoi Presidenti Meta.

Çmimi i Fondacionit “Foedus” iu akordua gjithashtu edhe UNICEF-it, NEUROMED Italia, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë italiane, Franco Gabrielli, si dhe këngëtarit të famshëm italian Fausto Leali.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?