Presidenti Meta: Më shumë vëmendje e përkujdesje ndaj të moshuarve

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, priti dje në një takim një grup të moshuarish në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të të Moshuarve.

Gjatë bashkëbisedimit me ta, Presidenti Meta theksoi domosdoshmërinë që shoqëria jonë, në shembullin e Shenjtores Nënë Tereza, të kujdeset me më shumë dashuri dhe vëmëndje për pjestarët e saj.

“Përkujdesja dhe vëmendja ndaj sfidave dhe problematikave me të cilat përballen të moshuarit është detyrim i të gjithë shoqërisë sonë”, – nënvizoi Kreu i Shtetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti Meta theksoi se institucionet shtetërore në veçanti, duhet të tregojnë më shumë respekt e përkujdesje për moshën e tretë, për hallet e tyre, pasi kontributi e përvoja e prindërve dhe gjyshërve tanë është një aset i çmuar për sot e të ardhmen.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Shoqëria jonë, veçanërisht brezi i ri, jo vetëm duhet të mësojë nga eksperienca juaj, por duhet t’i investojë këto përvoja në edukimin e brezit të ri, me ndjenjën e punës, të ndershmërisë, përgjegjshmërisë e seriozitetit, por edhe me ruajtjen e forcimin e ndjenjës sonë kombëtare”, – tha Presidenti Meta, teksa theksoi se problemi më i madh sot është mbajtja e të rinjve në vendin tonë, sepse largimi i tyre masiv do të sjellë pasoja katastrofike për shoqërinë në të ardhmen.

Gjithashtu, Kreu i Shtetit theksoi se në këtë ditë të të moshuarve duhet të vlerësojmë edhe rolin e tyre në familje dhe në shoqëri.

“Gjyshërit janë shpesh mbështetje e madhe për nipërit dhe mbesat e tyre, jo vetëm me kujdesin në rritjen e tyre, por edhe me edukimin e transmetimin e eksperiencave jetësore. Por nga ana tjetër, të moshuarit kanë nevojë për mbështetjen e familjes e të fëmijëve të tyre, veçanërisht në situata të vështira e në pamundësi shëndetësore”, – u shpreh Presidenti Meta gjatë takimit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?